Tragjedia gjatë festimeve për titullin kampion të Napolit, viktima është djali i bosit të mafies italiane.

26-vjeçari që u vra dje gjatë festimeve të tifozëve të Napolit rezulton se është djali i një bosi të mafies në Itali. Mediat e huaja shkruajnë se mbrëmjen e djeshme  janë lënduar edhe 100 tifozë të tjerë.

Vincenzo Costanzo, i cili ishte i njohur për policinë dhe kishte një precedentë “të rëndësishëm” kriminal, u qëllua me armë zjarri gjatë festës spontane në rrugë që u zhvillua në të gjithë qytetin pasi Napoli u kurorëzua kampion.

Ai ishte djali i Maurizio Costanzo, i përshkruar nga hetuesit si një anëtar kryesor i mafies napolitane në Ponticelli, ku një grindje mes klaneve po vazhdon. Gjatë ngjarjes janë plagosur edhe tre persona të tjerë. Sipas policisë, Costanzo ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve me armë zjarri.

Prokurorët dhe policia e Karabinierëve në Napoli po hetojnë nëse ai u vra qëllimisht nga një klan rival apo nëse të shtënat me armë ishin aksidentale. Në shumë qytete në Italinë jugore , nuk është e pazakontë që njerëzit të festojnë duke qëlluar në ajër.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb