Kukësi po zhvillon një sezon të dobët, teksa tashmë është në luftë për mbijetesë. Trajneri i kuksianëve, Rrahman Hallaçi e ka pranuar se ky objektiv sa vjen e vështirësohet, pas asaj humbjes me Partizanin 3-1.

“Humbja? Të vjen keq, pasi skuadra nuk e filloi keq lojën. Kur marrim gol e kemi të vështirë të ngrihemi. Partizani është një skuadër që kërkoi me patjetër rezultat për vendin e parë, por nga ana tjetër ne i duam për mbijetesën. Mënyra se si i marrim golat është për të ardhur keq. Po na vështirësohen gjërat shumë dhe futbollistët janë të bllokuar për shkak se nuk po marrim dot pikët.

Duhet një sakrificë, pasi në ndeshjet e fundit është e vështirë për të marrë pikët. Kundërshtari na vuri vazhdimisht në vështrësi. Duhet më shumë grintë pasi nuk majfton.

Dy sulmues titullar? Ne duhe të jemi të kënaqur kur të marrim pikët, pasi na mungojnë në javët e fundit. Pres shumë nga disa lojtarë dhe nuk po përmend emra. Vuajtëm shumë ditën e sotme dhe skuadra prodhoi lojë, por nuk mjafton vetëm loja e bukur, pasi duhen pikët.

Rrotacion mes Halimit dhe Tafas? Unë kam folur me portierët. Tafas ishte i dëmtuar dhe vendosëm të bënim Halimin. Në momentin që u rikthye Tafas mori vendin e titullarit. Gabimi që bëri në Shkodër i thashë se është përgjegjësia ime dhe ai luan mirë. Unë jam kuptuar shumë mirë me mua dhe ia kisha premtuar edhe Halimit rikthimin si titullar” – Tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb