Mijëra euro u mendua se do të kushtonte fustani i finales së “Big Brother VIP”, madje edhe vetë Eduart Grishaj, kur u pyet të martën në “Fun Club” se sa do të kushtonte fustani i Arbanës, në të vërtetë “u habit” kur mësoi edhe shifrën e përfolur 57 mijë euro.

Në fakt, asgjë nga këto, por jo pak i kushtueshëm. Edhe në këtë finale, Arbana ka zgjedhur të kuqen si ngjyrë jo vetëm si simbol i natës së madhe të sotme, por edhe si dhuratë për ditëlindjen e saj që do ta presë së bashku me bashkëshortin e saj në studion e “Big Brother VIP” duke pritur, si të gjithë, fituesin.

E26cce8e Arbanaoo
E26cce8e Arbanaoo

Po fustani, nga 37 mijë euro, kushton 1970 euro. Jo keq për atë që prisnim apo jo? Por nuk mjafton me kaq. Edhe gjerdani dhe unaza që plotësojnë look-un e moderatores janë aksesorë jo pak të kushtueshëm…. Po, në fund të fundit, gjithçka duket se ia vlen në dhe për natën finale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: