Doris Madhi, kandidate për këshill bashkiak e koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka denoncuar ditën e sotme ekzistencën e një banese, e cila është kthyer në shqetësim kryesor për banorët të cilët jetojnë në Lagjen Aqif Pasha në Elbasan.
Kjo banesë sipas saj është kthyer në qendër infeksioni dhe përdorimi nga përdoruesit e lëndëve narkotike. “Era e rënd kundërmon kudo në këtë lagje nga kjo banesë dhe ende bashkia Elbasan nuk ka marr masa.”, tha ajo.
“Ndodhemi në rrugën Kadri Gani, lagja Aqif Pasha. Shqetësimi më i madh që kanë banorët e kësaj lagjeje lidhen me ekzistencën e kësaj shtëpie të braktisur prej kohës që është kthyer në një vatër infeksioni, në një qendër pritëse për narkomanët, dhe një vend shumë të rrezikshëm sidomos gjatë orëve të natës. Banorët përballen mbi të gjitha edhe me turma qensh që shpesh herë dhe i kanë sulmuar”, u shpreh ajo.
(BalkanWeb)
