Forcat ruse po evakuojnë banorët nga zona pranë termocentralit bërthamor të pushtuar nga Rusia në Ukrainën jugore.
Më shumë se 1600 njerëz, përfshirë 660 fëmijë, janë evakuuar deri më tani, ka thënë një zyrtar i instaluar nga Moska në rajon.
Kreu i mbikëqyrësit të energjisë bërthamore të OKB-së paralajmëroi fundjavën që lamë pas se situata rreth uzinës ishte bërë “potencialisht e rrezikshme”. Ukraina së shpejti pritet të nisë një kundërofensivë të shumëpritur për të rimarrë territorin e kontrolluar nga Rusia, duke përfshirë rajonin e Zaporizhzhia.
“Të evakuuarit janë vendosur tashmë në qendrën e akomodimit të përkohshëm për banorët e territoreve të vijës së parë të rajonit Zaporizhzhia në Berdiansk,” tha Yevgeny Balitsky, guvernatori i instaluar nga Rusia i pjesës së kontrolluar nga Rusia të rajonit Zaporizhzhia.
