Recetë nga znj Eneida
Përbërësit
400 gr biskota
500 ml qumësht
2 lugë niseshte
150 gr sheqer
100 gr çokollatë e bardhë
150 ml pana
150 gr çokollatë e zezë
Një dorë stika ose arra
Përgatitja
Thërrmojmë biskotat dhe i kalojmë në një tas. Trazojmë qumështin me sheqerin dhe niseshten dhe i vendosim në zjarr të ngadaltë duke i trazuar vazhdimisht derisa masa të fillojë të trashet. Shtojmë çokollatën e bardhë dhe e lëmë të ftohet pak, të mos jetë e nxehtë. Më pas masën e kalojmë te tasi me biskota dhe e trazojmë. E shtrojmë në një tavë dhe lëmë hapësirë lart.
Në një tenxhere shkrijmë panën me çokollatën e zezë. Ia shtojmë biskotave lart dhe e zbukurojmë me stika ose arra.
(BalkanWeb)
