Real Madrid do të përballet me Manchester Cityn të martën në orën 21.00, në kuadër të gjysmëfinales së parë të Champions League. Në prag të këtij takimi ka dalë para mediave tekniku i Los Blancos, Carlo Ancelotti.
“Si të ndalim Haland? Ai është shumë i rrezikshëm, ka disa cilësi mbresëlënëse në shënimin e golave. Nuk duhet të bëjmë një ndeshje si të ndalim Haland, por duhet të ndalim një skuadër që duket e pandalshme. Kemi disa opsione, mund të fitojmë ndeshjen.
Me të është një skuadër më e kompletuar. Vitin e kaluar kishin një sulmues shumë të rrezikshëm si Gabriel Zhezus, por shumë i ndryshëm nga Haland. Tani përfitojnë edhe nga topi i gjatë, kanë përfituar në shumë ndeshje prej këtyre situatave. Kjo nuk do të thotë se kanë ndryshuar stil. Janë shumë të organizuar në mbrojtje dhe luajnë mirë me topin.
Mbrojtje apo sulm? Nëse mbrohesh mirë, rezultati më i keq është barazimi. Kjo nuk do të thotë që nuk do të sulmojmë. Të mos harrojmë se në vitin e kaluar kemi pësuar 5 gola e kemi shënuar 6 ndaj Sitit në dy ndeshje. Do të isha gati të firmosja për të bërë të njëjtën gjë këtë vit” – Tha ai.
(BalkanWeb)
