Milan do të sfidojë Interin në gjysmëfinalen e UEFA Champions League. Sulmuesi i kuqezinjve, Olivier Giroud ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-së, në prag të këtij takimi.

“San Siro është një stadium i veçantë, veçanërisht kur bëhet fjalë për derbin. Më pas vjen dhe prestigji i Champions League dhe fakti që një ekip i Milanos do të jetë në finalen e Stambollit. Më kujtohet ende disfata ndaj Interit në Superkupën e Italisë, dominuam dukshëm. Ajo sfidë ka mbetur në mendjen time, kështu që ne do të duhet të bëjmë më të mirë tonë.

Falë një stili jetese të shëndetshme dhe faktin që lëndohem rrallë, kam ende rezultate të mira dhe ndihem mirë fizikisht. E dua futbollin dhe e di se sa shumë do të më mungojë kur të var këpucët në gozhdë.

Për shokët e mi të skuadrës jam si një vëlla i madh, i jap këshilla nëse kanë nevojë. Jam në dispozicion dhe përpiqem të kem gjithmonë një qëndrim pozitiv. Është e rëndësishme të bisedoni me të rinjtë dhe t’i inkurajoni ata”, – Tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: