David de Gea është në përfundim të kontratës me Manchester United dhe e ardhmja e tij mbetet për t’u vlerësuar. Klubi po mendon që t’i rinovojë kontratën portierit por gjërat nuk janë kaq të lehta, pasi spanjolli nuk është i bindur për qëndrimin e tij në Manchester.

32-vjeçari ka qenë shtyllë e rëndësishme e skuadrës gjatë gjithë këtyre viteve. Këtë edicion, De Gea ka qëndrua në mesin e shtyllave për plot 34 ndeshje, ndërsa në sezonin e kaluar luajti 38 ndeshje. Kujtojmë që “gardiani” u transferua në “Teatrin e Ëndrrave” në vitin 2011 nga Atletico Madrid.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb