Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka qenë sot pjesë e takimit të opozitës në Korçë, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 14 majit.

Ai ka komentuar një deklaratë të bërë nga kryeministri Edi Rama gjatë një takimi të sotëm në Kavajë, ku u tha demokratëve të |flenë gjumë” të dielën.

Kreu i PL tha se kjo nuk mund të ndodhë sepse demokratët e shqiptarët po presin me padurim ndryshimin.

“Rama në 4 vjet uzurpoi në mënyrën më të pabesë të gjitha bashkitë dhe këshillat bashkiake si në asnjë vend të prapambetur të Afrikës.

Edi Rama veç një orë më parë i bënte thirrje demokratëve që të dielën të flenë gjumë, por demokratët me zor e kanë pritur këto katër vite, për të rrëzuar këtë sistem komunist që falimentoi bashkinë e Kavajës e po falimenton të gjithë Shqipërinë”, tha ai.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb