HIMARË

Detaje të reja për operacionin e zhvilluar gjatë natës në Himarë, ku u arrestua kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri dhe tre persona të tjerë të dyshuar për shitblerje votash.

Mësohet se nga prokuroria e Vlorës është lëshuar urdhër-arresti për Pano Kokoveshi, njëri prej shoqëruesve të Belerit.

Vepra penale dyshohet e kryer në bashkëpunim. Ndërkohë janë thirrur për t’u pyetur në polici disa persona (banorë të zonës).

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: