Ministria polake e mbrojtjes ka zbuluar një objekt të paidentifikuar fluturues në hapësirën e saj ajrore që raportohet se ka hyrë nga territori i Bjellorusisë.

Autoritetet besojnë se është një balonë spiunazhi, ndërsa forcat e mbrojtjes territoriale janë mobilizuar për të gjetur objektin pasi kontakti me radar u humb mbi qytetin polak Rypin.

Ky nuk është inkursioni i parë në hapësirën ajrore të Polonisë, pasi një tjetër objekt i ngjashëm hyri në vend në dhjetor, por u zbulua vet në prill.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb