Nënkryetarja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, në një deklaratë për mediat i ka bërë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë minutat e fundit deri në mbyllje të procesit zgjedhor për të shprehur vullnetin e tyre.

Ajo ka deklaruar se vota e qytetarëve sot është ndarje me varfërinë dhe shpopullimin

Fjala e plotë:
Të nderuar qytetarë!
Pjesëmarrja në zgjedhje është një shërbim që sot u është dhënë mundësia t’ia bëni vetes dhe Shqipërisë.
Ndaj shfrytëzoni kohën që mbetet për të shprehur vullnetin tuaj në kutitë e votimit.
Çdo minutë është e vlefshme për të votuar.
Çdo votë e bën Shqipërinë më të sigurt dhe më të pasur.
Ndaj kryeni këtë detyrim kushtetues dhe qytetar, sa më parë.
Sepse vota juaj është ndarje me varfërinë dhe shpopullimin.
Shfrytëzoni këto momente deri në mbylljen e procesit, për t’i dhënë Shqipërisë pushtetin vendor që meriton.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: