KQZ ka shpallur urdhrin për vazhdimin në mënyrë të pandërprerë të procesit të numërimit për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.

Sipas urdhrit KQZ njofton të gjithë KZAZ-të të zhvillojnë procesin e numërimit të votave për kandidatët për kryetar të bashkisë
dhe të këshillit bashkiak në mënyrë të pandërprerë, si edhe të marrin masa për zëvendësimin në kohë të anëtarëve të grupeve të numërimit nëse është rasti.

Njoftimi i plotë: 

1. KZAZ-të të zhvillojnë procesin e numërimit të votave për kandidatët për kryetar të bashkisë
dhe të këshillit bashkiak në mënyrë të pandërprerë.
2. KZAZ të marrin masa për zëvendësimin në kohë të anëtarëve të grupeve të numërimit nëse
është rasti.
3. KZAZ-të të plotësojnë dhe të administrojnë në mënyrë të saktë tabelat e rezultatit dhe çdo
dokument tjetër zgjedhor, si dhe t’i përcjellin ato në KQZ nëpërmjet sistemit përkatës të
transmetimit të të dhënave.
4. KZAZ-të sigurojnë kushtet që çdo votë që numërohet dhe vlerësohet, të vëzhgohet
nëpërmjet teknologjisë mbështetëse.
5. Ngarkohen KZAZ-të për zbatimin e këtij urdhri.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: