Manchester City dhe Real Madrid kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League. Në sfidën tjetër të kësaj faze, Interi mundi pastër 2-0 kushurinjtë e Milanit. Parashikimin e tij për takimet e kthimit e ka dhënë edhe Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin.

“Për mendimin tim, gjithçka është e hapur dhe ndeshja mes Manchester City ndaj Real Madrid është 50 me 50. Interi mund të ketë marrë një avantazh vendimtar në ndeshjen e parë, por natyrisht, gjithçka është e mundur edhe në derbin e Milanos” – tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: