Ndërkohë që vijon ende numërimi i kutive të votimit në Kavajë, kandidati Fisnik Qosja ka shpallur fitoren.
Në një prononcim për News24 ai u shpreh se fitorja është rezultat i faktit që Kavaja është e uritur për liri e demokraci.
Pak më parë Qosja u pa të festonte fitoren me simpatizantë në qytet.
“Kavaja është e uritur për liri e demokraci. Sot ishte dita e lirisë e demokracisë”, tha ai.
(BalkanWeb)
