Shumë futbollistë zgjedhin paranë në vend të zemrës, duke u larguar kështu nga skuadrat e tyre. Presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso në një intervistë të dhënë nuk është kursyer aspak, duke thënë se lojtarë si Chiesën, Vlahovic dhe Bernardeschi janë larguar nga Firence vetëm për çështje të hollash.

“Me këto skuadra që janë në Angli, merkatoja është gjithmonë e komplikuar. Ata po bëjnë siç bëri Juventusi, që i paguan lojtarët më shumë se sa ata vlejnë. Ne kemi humbur lojtarë si Chiesa, Vlahovic dhe Bernardeschi.

Në Torino ata nuk shkojnë për fanellën, por për paratë. Chelsea ka shpenzuar aq shumë miliona për të qenë në vendin e 12-të. Ne të paktën nuk kemi shpenzuar asnjë. Ata kanë bërë një gjë të pabesueshme në Premier League. Këtë vit ne po ecim mirë në Europë, shpresojmë të fitojmë dhe të ecim përpara.” – tha Commisso.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: