Mesfushori i Manchester Cityt, Ikay Gundogan ka folur për Daily Mail në prag të ndeshjes kundër Real Madridit.

“Nuk ka rëndësi se kush luan, është grupi dhe mbështetja reciproke ajo që ka rëndësi. Duhet të fokusohemi në atë që duhet të bëjmë në mënyrën më të mirë dhe me këtë mund të jemi shumë të suksesshëm. Nëse e mbajmë frymën kështu, mund të jetë një përfundim fantastik i sezonit.

Bëhet fjalë për të mbajtur grupin të qetë dhe për të mos u emocionuar shumë. Ne luajmë një ndeshje çdo 3-4 ditë, kështu që nuk kemi shumë kohë për t’u rikuperuar. Duhet të përpiqemi të shfrytëzojmë sa më shumë ditët e pushimit. Ne e dimë se në fazat e fundit kemi nevojë për çdo lojtar” – Tha ai. Kualifikimi në finalen e Champions League mbetet i hapur, pasi sfida e parë ka përfunduar 1-1.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb