Sa më shumë kalojnë minutat, aq më shumë afrohet derbi i kryeqytetit. Emocionet janë të mëdha nga të dyja kampet, teksa jemi vetëm gjysmë ore përpara fillimit të takimit Tirana-Partizani.

Bardheblutë udhëheqin kampionatin me 2 pikë më shumë dhe të gjitha llogaritë për titullin janë të hapura. Futbollistët kanë dalë në nxehmje në “Air Albania” dhe impianit gjigand ka filluar të mbushet me tifozët. Sfida do të fillojë në orën 18.30.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb