Deputeti Ervin Salianji nëpërmjet një reagimi në Facebook është shprehur se fitorja në Kavajë sihte rezistencë kundër presionit dhe dhunës.

“Dhjetëra mercenarë apo persona të grupeve kriminale u paguan dhe u sollën në Kavajë për të kërcënuar votuesit! Rasti qe po ju tregoj në foton poshtë është incidenti i raportuar ku personalisht pata përplasje para qendrës së votimit 2174 “Bizhdili”. Persona me armë dhe me hekura qëndronin afër qendrave të votimit për të krijuar klimë frike dhe terrori! Policia as nuk pati guximin të ndërhynte pavarësisht denoncimit!”, thotë më tej Salianji.

Gjithashtu ai thekson se zgjedhjet nuk ishin të lira dhe të barabarta, pasi e gjithë administrata publike çdo agjensi, drejtori e qeverisë, por dhe institucione të pavarura si prokurorë, gjyqtarë apo njerëz të shërbimeve ishin në Kavajë për javë me radhë për të trysnuar, joshur apo kërcënuar votuesit!

REAGIMI:

Fitore e plotē e opozitës në Kavajë!

Qytetarët e Kavajës përveç kryetarit i japin shumicën në kēshillin bashkiak opozitës!

Kavaja i rezistoi presionit dhe dhunës! Gjithë administrata publike, çdo agjensi, drejtori e qeverisë por dhe institucione të pavarura si prokurorë, gjyqtarë apo njerëz të shërbimeve ishin në Kavajë për javë me radhë për të trysnuar, joshur apo kërcënuar votuesit!

Nga të dhënat e shtabeve tona por dhe informacionet nga kundërshtari politik thuajse 2150 votues u sollën nga emigracioni duke ju paguar biletat për të votuar Partinë Socialiste!

Dhjetra mercenarë apo persona të grupeve kriminale u paguan dhe u sollën në Kavajē për të kërcënuar votuesit! Rasti qe po ju tregoj në foton poshtë është incidenti i raportuar ku personalisht pata përplasje para qëndrës së votimit 2174

“Bizhdili”. Persona me armë dhe me hekura qëndronin afër qëndrave të votimit për të krijuar klimë frike dhe terrori! Policia as nuk pati guximin të ndërhynte pavarësisht denoncimit!

Strukturat tona ia dolën me një fushatë të jazhtëzakonshme, me shpenzime minimale, me buxhet thuajse inekzistent por me vendosmëri maksimale për ti rikthyer bashkinë qytetarëve!

Zgjedhjet nuk ishin të lira, të ndershme dhe të barabarta!

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: