BE synon të përfshijë deri në 100 persona fizikë dhe juridikë rusë në paketën e 11-të të sanksioneve.

Propozimet për raundin e 11-të të sanksioneve ndaj Rusisë, të parë nga EUobserver, përfshijnë leje të reja speciale për transaksione financiare dhe shërbime ligjore të krijuara për të ndihmuar kompanitë evropiane të dalin jashtë.

BE-ja ka vendosur një ngrirje të aseteve për më shumë se 1600 individë dhe subjekte ruse që nga fillimi i luftës.

Raundi i 11-të do t’i shtojë grumbullit rreth 100 emra të tjerë.

Por sipas propozimit të ri, vendet e BE-së tani do të lejohen të autorizojnë transferta financiare për rusët e listës së zezë “pasi të kenë përcaktuar se fonde ose burime të tilla ekonomike janë të nevojshme për përfundimin e transaksioneve, përfshirë shitjet, të cilat janë rreptësisht të nevojshme deri më 31 gusht 2023, të një sipërmarrjeje të përbashkët ose marrëveshje të ngjashme ligjore të krijuar në Rusi me këtë person fizik ose një ent në pronësi të këtij personi fizik.

BE-ja kishte ndaluar gjithashtu firmat ligjore evropiane që të ofronin shërbime tregtare për klientët rusë.

Por propozimi i raundit të 11-të synon të lehtësojë edhe atë në mënyrë që të ndihmojë në zbërthimin e interesave të përbashkëta BE-Rusi brenda Evropës.

“Autoritetet kompetente të shteteve anëtare mund të autorizojnë deri më 31 dhjetor 2023 ofrimin e shërbimeve juridike të cilat janë të detyrueshme … për të përfunduar investime të tilla, siç janë shërbimet noteriale”, thuhet në propozim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb