Një 47-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane pasi është kapur duke trafikuar drogë sintetike drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Australisë.

Mësohet se shqiptari e fshihte drogën brenda disa zbukurimeve në formën e Buddhës si edhe brenda disa arinjve prej pelushi, të cilat më pas dërgoheshin mijëra kilometra larg.

47-vjeçari paguhej përmes transfertave bankare ose me kriptovaluta për lëndët narkotike që shiste, ndërsa i gjithë operacioni kryhej në bashkëpunim me një argjendar i cili ruante drogën në laboratorin e tij në Varese.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: