Kandidati fitues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri do të dalë para Gjykatës së Posaçme për rivlerësim mase, ditën e hënë.

Mësohet se seanca do të zhvillohet në orën 13:00. Gjyqtare bëhet me dije se do të jetë Atalanta Zeqiri.

Dosja e Fredi Belerit kaloi nga Gjykata e Vlorës në SPAK. Kujtojmë se Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore, me akuzën për blerjen e votave.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb