Përfundoi pa pajtim mes palëve seanca në gjykatën e posaçme ku kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka paditur penalisht për shpifje ish kryeministrin Sali Berisha.
Megjithëse në seancën e kaluar gjykata kishte urdhëruar shoqërim të detyrueshëm të Berishës, ish-kryeministri nuk u paraqit këtë të premte në gjykatë. Po ashtu në proces mungoi edhe qytetari i parë i Tiranes.
Të dyja palët u përfaqësuan nga avokatët e tyre, por asnjëri nuk pranoi që çështja të zgjidhej me pajtim.
Sali Berisha e ka akuzuar Erion Veliajn se është politikani i vetëm shqiptar që ka lidhje me Iranin. Ish-kryeministri ka publikuar një foto, me anë të së cilës pretendon se vërteton që është Veliaj i cili ka udhëtuar fshehurazi në Iran. Kryebashkiaku i kundërshton këto pretendime dhe kërkon dënimin e Berishës për shpifje.
(BalkanWeb)
