Ministria e Jashtme ruse ka bërë sot me dije se ish-presidenti amerikan Barack Obama është një nga 500 qytetarët amerikanë të sanksionuar nga Kremlini.

Rusia ka deklaruar se sanksionet janë ndërmarrë si kundërpërgjigjeve të masave të marra nga Uashingtoni.

Më herët të premten, Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksione kundër më shumë se 300 subjekteve, duke synuar të ndëshkojnë Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë dhe duke intensifikuar një nga përpjekjet më të ashpra të sanksioneve të zbatuara ndonjëherë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: