Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata pohoi se është i lumtur për fitoren e Real Madridit, ndërsa shprehu dëshirën se do të fitoj me Juventusit. “El Clasico? Jam i lumtur për shkak se ka fituar Real Madridi, por tani nuk mendoj për të ardhmen time”.
“Dua të fitoj Scudetton dhe Kupën e Italisë me Juventusin dhe pastaj dua të shkojë në Kampionatin Evropian. Është e vështirë të thuhet se Franca do të jetë favorit, ka shumë ekipe të forta. Aty është Italia, nuk është aspak e lehtë t’i mundësh ata, sepse kanë shumë lojtarë me provojë”, tha ai.
Ai shtoi më tej se: “Edhe ne jemi në mesin e favoritëve për të fituar Kampionatin Evropian”.
(ed.me/BalkanWeb)