BERAT- Pak ditë përpara referendumit të Partisë Socialiste, deputeti Ben Blushi, i shoqëruar nga kolegu i tij Marko Bello, është takuar sot me anëtarët e selisë rozë në Berat. Mësohet se takimi po zhvillohet me dyer te mbyllura e pa praninë e mediave, në një lokal në këtë qytet.

Sipas të dhënave bëhet e ditur se në takim marrin pjesë rreth 50 anëtarë të PS-së. Sakaq, më datën 9 prill pritet të mbahet dhe referendumi që do të vendos nëse do të ketë zgjedhje për kreun e ri të PS-së apo jo.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: