Bayern Munchen u mund 1-3 mbrëmë nga Leipzig, duke i dhënë mundësinë sot Dortmund që t’i marrë vendin e parë, një javë përpara fundit të sezonit. I zhgënjyer për mediat nuk mund të mos ishte trajneri i kampionëve të Gjermanisë, Tomas Tuchel.

“E nisëm ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, bëmë gjithçka që duhej për të kaluar në avantazh dhe në fakt ia dolëm. Por, pas 30 minutash hoqëm dorë nga loja. Pastaj në pjesën e dytë nuk ishim në fushë. Nuk di t’i jap një shpjegim se si mund të ndodhë një humbje e tillë” – tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: