TIRANE- Kryeministri Edi Rama priti sot Presidentin e Hungarisë, János Áder, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social Facebook shprehet: “Sot me Presidentin e Hungarisë, János Áder”.
Më herët Presidenti i Hungarisë, János Áder, është takuar dhe me Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ku gjate takimit vunë theksin tek mbështetja që i jep Hungaria Shqipërisë në procesin e integrimit dhe reforma në drejtësi.
(el.sp/BalkanWeb)
