Kryeministri britanik Rishi Sunak ka deklaruar se lufta në Ukrainë po “hyn në një fazë kritike” ndërsa ai përditësoi deputetët e parlamentit pas vizitës së tij në samitin e G7 në Japoni.
Ai tha se ka mbështetur kufizime më të forta mbi faktorët që ndihmojnë “makinerinë ruse të luftës”, duke iu referuar sanksioneve shtesë të vendosura nga Britania e Madhe për të përkuar me samitin.
Ai tha gjithashtu se Perëndimi qëndron pas Ukrainës dhe se “liria duhet të fitojë”, ndërsa shtoi se Putin duhet të dijë se Perëndimi nuk do ndryshojë qëndrim.
