Cindy Crawford i ka uruar ditëlindjen mikes së saj të mirë Naomi Campbell me një foto. Dy modelet prej vitesh kanë një marrëdhënie shumë të mirë mes tyre, që kur kanë nisur së bashku hapat e parë profesional në modë.

Që atëherë ato kanë bashkëpunuar në shumë projekte, ndërsa janë dy nga emrat më të njohur të fushës së modelingut. Të dyja janë mikesha edhe sot e kësaj dite.

Për të uruar Naomi Campbell, Cindy Crawford ka postuar një foto të tyre së bashku. Në të, të dyja janë veshur në mënyrë provokuese me rripa të zeza dhe veshje trasparente.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cindy Crawford (@cindycrawford)

Cindy Crawford duket se i ka mbuluar thithkat e saj me ngjitëse të zeza dhe po shikon drejtpërdrejt në kamerë, ndërsa Naomi Campbell ka kthyer shpinën dhe mban një paruke të kuqe. Në mbishkrimin e postimit të saj, Cindy Crawford ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen e vetmja ime”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb