Nëntë persona janë arrestuar në Melilla të Spanjës, pasi akuzohen për blerje votash pak ditë para zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 28 maj.

“Një operacion policor është duke u zhvilluar si pjesë e një hetimi për rastin e votave postare. Shumë vende në qytet u kontrolluan dhe disa persona u arrestuan”, ka deklaruar kryebashkiaku i qytetit.

Sipas mediave spanjolle, hetimet kanë për qëllim një sistem që dyshohet se ka blerë vota postare. 50 deri në 200 euro u ofroheshin familjeve që përballeshin me vështirësi financiare në këmbim të votës së tyre.

Dyshimet e autoriteteve u ngritën nga rritja e numrit të votave postare, gati 20%, pra shumë më tepër se ajo e zgjedhjeve të mëparshme në 2019 dhe shumë mbi mesataren kombëtare.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb