Nuk ka paqe në shtëpinë e Juves, dënimi me -10 pikë dhe humbja kundër Empolit hodhën në erë të gjithë sezonit, por asgjë nuk përfundon këtu. Tifozët dhe drejtuesit e klubit i druhen shumë një dënimi të mundshëm nga UEFA. Vendimi final për çështjen e pagesave fiktive pritet të jepet më 15 qershor, ndërsa në fund të këtij muaji edhe UEFA do të dalë me një qëndrim zyrtare. Në të njëjtën kohë, për të motivuar sadopak trajnerin Allegri dhe lojtarët ka menduar John Elkann:

“Është një moment i vështirë, brenda dhe jashtë fushe. Kam folur me Allegrin, ai e ndjen përgjegjësinë e historisë së këtij klubi, është i vendosur së bashku me djemtë t’i shkojnë deri në fund këtij sezoni për të synuar Evropën në fushë”, u shpreh administratori i deleguar i Exor.

Corriere
Corriere

Përtej fjalëve të Elkan, sipas Corriere dello Sport: Allegri ka humbur shumë këtë pikë periudhë, mbi të gjitha pas humbjes së pësuar kundër Empolit. Në një situatë të tillë, kaq shumë të tensionuar dhe të paqartë, edhe Allegri është nën provim, e ardhmja e tij në krye të Juves është e gjitha për të vendosur.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: