Bashkia e Tiranës ka vijuar edhe këto ditë me ndërhyrjet në nëpër lagje për përmirësimin e infrastrukturës.

Ekipi i Mirëmbajtjes së Rrugëve në kryeqytet u kujdes për riparimin e shtresave asfaltike në zona të ndryshme si rrugët “Ligor Lubonja”, “Danish Jukniu”, “Ilia Papanikolla”, “Bubulina”, “Fadil Hadushaj”, Blloku i Nj.A.nr.4, “Shyqyri Bërxulli”, “Him Kolli”, “Llazi Miho”.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka siguruar banorët se këtë mandat një vëmendje të veçantë do të marrin ndërhyrjet nëpër lagje, për të çuar asfaltin gjer në shtëpinë më të largët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: