Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka vendosur që sekretarja e brendshme Suella Braverman të mos hetohet.
Sipas tij ajo nuk ka shkelur rregullat e tejkalimit të shpejtësisë. Ndërkohë nga ana e saj sekretarja e Brendshme thotë se ajo kërkoi këshilla për organizimin e një kursi privat ndërgjegjësimi për shpejtësinë.
Ndërsa partitë opozitare kishin bërë thirrje këshilltares për etikën e kryeministrit të hetojë nëse ajo kishte shkelur rregullat ministrore.
(BalkanWeb)