Roma do të përballet me Sevillian në finalen e Europa League. Legjenda e skuadrës italiane, Francesco Totti ka folur për këtë sfidë, në një intervistë të dhënë.

“Dybala? Ai është një lojtar i mirë, ai bën diferencën. Le të shpresojmë se ai mund të rikuperohet finalen e Europa League, ata do të bëjnë gjithçka dhe ai do të dojë të luajë.

“Si mposhtet Sevilla? Pyetje e mirë, nuk kam luajtur kurrë kundër tyre dhe nuk mund të them. Sevilla e di se si ta menaxhojë këtë ndeshje, është një ekip i ndryshëm nga Roma, të cilët arrijnë për herë të parë në këtë finale”, – tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: