Mats Hummels do të qëndrojë edhe një vit te Borussia Dortmund. Klubi nga Signal Iduna Park dhe lojtari kanë gjetur gjuhën e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit, edhe për një sezon.

Hummels mbetet një shtyllë e rëndësishme e skuadrës dhe ka dhënë një kontribut të madh gjatë gjithë sezonit. Ka qenë trajneri i verdhezinjve, Edin Terzic që ka dhënë dakordësinë e tij për rinovimin e kontratës së futbollistit të prapavijës.

“Të gjithë e dinë se sa shumë argëtohem duke luajtur në Signal Iduna Park para tifozëve tanë të mrekullueshëm. Nuk e mora vendimin lehtë. Ishte një proces i gjatë diskutimi. Tani, në fund të sezonit, mund të them se jam vërtet në humor edhe për një vit tjetër” – Tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: