Ministria ruse e mbrojtjes ka publikuar pamjet e një sulmi ndaj një anijeje luftarake në Detin e Zi.

Në pamjet e publikuara një predhë godet një anije që lundronte në det duke krijuar një shpërthim të madh që është kapur nga autoritetet.

Rusia pretendoi se sulmi në anijen “Ivan Hurs” u krye nga mjete lundruese pa ekuipazh pranë ngushticës së Bosforit.

Në një deklaratë të postuar në Telegram, ministria e mbrojtjes tha se anija luftarake kishte mbrojtur tubacionet e gazit TurkStream dhe Blue Stream në momentin kur u godit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb