“Perëndimi po udhëheq një luftë të pashpallur zyrtarisht ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë”, ka deklaruar ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu.

“Sot, ne po përballemi me Perëndimin që është bashkuar dhe po zhvillon një luftë të pashpallur ndaj vendeve tona,” tha Shoigu. Sipas tij, aktivitetet ushtarake të NATO-s “kanë qenë tejet agresive kohët e fundit”.

“Një numër masash për të rritur gatishmërinë luftarake të NATO-s në Evropën Lindore janë duke u zbatuar aktualisht. Trupa shtesë dhe infrastruktura ushtarake janë duke u vendosur dhe aktivitetet e trajnimit luftarak dhe zbulimit janë intensifikuar pranë kufijve rusë dhe bjellorusë”, u shpreh ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: