Një burrë është arrestuar nga oficerë të armatosur pasi një makinë u përplas në portat e ndërtesës ku ndodhet zyra e kryeministrit britanik në Downing Street.
Policia mbylli Whitehall pasi një Kia e vogël ngjyrë argjendi hyri në portat e sigurisë jashtë rezidencës zyrtare të kryeministrit Rishi Sunak rreth orës 16:20.
Mësohet se Sunak ishte duke punuar në momentin e incidentit, por më vonë u largua për të zhvilluar një vizitë.
