Të paktën dy persona janë vrarë dhe 23 janë plagosur nga një sulm me raketë në një klinikë mjekësore në qytetin lindor të Ukrainës, Dnipro, tha guvernatori rajonal.

Nga 23 të plagosurit, 21 janë në spital dhe tre janë në gjendje të rëndë.

Dy djem të moshës tre dhe gjashtë vjeç ishin gjithashtu midis të plagosurve, tha guvernatori Serhiy Lysak.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje të shumta të objektit spitalor që u përfshi nga flakët pas sulmit.

Por dy video të tjera, që tregojnë një burrë me fytyrë të gjakosur që po evakuohej nga spitali dhe një tjetër që po ashtu tregonte një grua të plagosur kanë zgjuar vëmendjen në rrjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: