DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 21 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. M., 41 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta, shtetasin G. A., 52 vjeç, banues në Poliçan, Skrapar, me të cilin tentonin të kalonin ilegalisht kufirin. Punohet për kapjen e 41-vjeçarit.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. B., 36 vjeç, banues në fshatin Homezh, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur një 67-vjeçar.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. K., 24 vjeç, banues në fshatin Vidohovë, Devoll, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë, një 73-vjeçar.

-Më datë 25.05.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasi K. D., 23 vjeç, banues në fshatin Melçan, Korçë, i cili ka kallëzuar se më datë 24.05.2023, është larguar nga banesa halla e tij, shtetasja F. M., 40 vjeçe, e cila sipas deklarimit të 23-vjeçarit, vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: