Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar në Sardenjë të Italisë, pasi është kapur me 11 kg kokainë në një valixhe, ku do të shkonte për pushime me familjen.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 24 maj në portin e Fortezza-s. Një pjesë të drogës e kishte fshehur në sediljen e pasme të makinës, ku ishin ulur fëmijët e tij. Kokaina vlerësohet me rreth 880 mijë euro. Aktualisht shqiptari ndodhet në burgun e qytetit ku pritet të marrë masën ndëshkimore nga drejtësia italiane.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: