Vëmendja është e fokusuar te arritja e një vendi në Ligën e Kampionëve, pastaj drejtuesit e Milanit do të mund të përqendrohen në të ardhmen e Brahim Diaz. Fjala e fundit i takon Real Madridit, klubit që zotëron kartonin e lojtarit dhe që do të donte të fitonte sa më shumë para nga shitja e tij.
Në fakt nga Spanja ka zëra për një kërkesë për 25-30 milionë euro. Së pari Arsenali është në garë për futbollistin, pastaj jo vetëm Gooners, por edhe Borussia Dortmund po bën sondazhe.
Siç thuhet në faqet e Corriere dello Sport, Milani ka parasysh ofertën e mundshme për Realin, e cila nuk duhet të kalojë 20 milionë euro. Diaz është i lidhur me mjedisin kuqezi, Maldini dhe Massara për t’i dhënë vazhdimësi projektit do të donin ta konfirmonin përfundimisht blerjen e Diaz. Pra do të ketë ende negociata me Real Madridin, pasi marrëdhënia mes dy skuadrave është e shkëlqyer.
(BalkanWeb)
