Partizani do të masë forcat të hënën me Teutën, në ndeshjen e vlefshme për javën e fundit të Superligës. Të kuqve u mjafton fitorja ndaj durrsakëve për të fituar kampionatin, pas një sezoni mjaft pozitiv. Në prag të takimit ka folur për mediat trajneri i ekipit nga kryeqyteti, Giovani Colella.

“Është ndeshja e fundit, nuk kam çfarë them. Punon dhe ushtron këtë profesion për të arritur këtu. Askush nuk bën punë për të rënë nga Kategoria. Është mëse normale të luash një ndeshje finale ku mund të shpallesh kampion.

Shanset mes nesh dhe Tiranës për t’u shpallur kampion janë 50 me 50. Për të fituar ka një kombinim me shumë faktorë. Edhe fakti që ka shumë trajnerë që fitojnë dhe trajnerë që nuk fitojnë asnjëherë, por trajneri është krahu i shoqërisë dhe koka e skuadrës. Sigurisht që e rëndësishme është që nesër kemi një moment kuptimplotë dhe nesër duhet të fitojmë ndeshjen.

Teuta është skuadër që do të luajë në Europë dhe është e vështirë, por të gjitha janë të vështira. Më kujtohet dikur Roma kur humbi titullin ndaj Lecces që kishte rënë nga kategoria. E humbi në ndeshjen e fundit. Kështu është futbolli. Këmbëngul të mos festojmë deri sa të mbyllet gjithçka.

Pas ditës së nesërme, do të jemi të qetë dhe projektet janë gati. Shpresoj të jem pjesë e projektit. Raportet janë të mira dhe kur them që kemi bërë program është raport përtej kontratës. Është ajo që kam thënë që bëhet fjalë për një marrëveshje xhentëlmenësh e jo kontratë pune”, tha Kolela

Që të fitosh është një luks i madh dhe nuk e kam pasur në jetën time. Të fitosh është e vështirë dhe kur arrin diçka të tillë, nuk ka rëndësi diferenca. Sot luajmë titullin. Mendoj se pas ndeshjes ndaj Laçit nëse ju pyesja sa shanse kemi të fitojmë, do thoshit 0 shanse. Kemi arritur shumë.” – u shpreh Colella.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: