Kjo fundjavë ishte mjaft pozitive për lojtarët shqiptarë. Të shumtë ishin futbollistët kuqezi që lanë gjurmët e tyre me skuadrat respektive.

Jasir Asani shënoi gol me Gwangju FC në Korea League 1, duke shkuar kështu në kuotën e 5 të tillëve në këtë kampionat. Ky është edicioni i tij i parë në Kore, pas eksperiencave te Kisvarda apo Partizani.

 

Granit Xhaka ishte fantastik me Arsenalin në ndeshjen e fundit me këtë fanellë, ku ndaj Wolves realizoi dopietë brenda 15 minutash. Xhaka, kështu përshëndet tifozët e londinezëve në mënyrën më të mirë të mundshme.

 

Edhe pse është një mbrojtës, Elseid Hysaj ka bërë rolin e golashënuesit ndaj Cremoneses në ndeshjen që Lazio po luan në kampionat. Kujtojmë që Hysaj është pjesë e Shqipërisë për ndeshjet e qershorit.

 

Futbollistët shqiptarë po konfirmohen në skuadra të ndryshme në Europë dhe jo vetëm, si mjaft të rëndësishëm për klubet në të cilat luajnë. Gjithashtu, çdo vit shumë të rinjë me origjinë shqiptare zbulohen si talente.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb