Nuk kishte dyshime, por tashmë është zyrtare, Aurelio De Laurentiis konfirmon largimin e Spallettit nga Napoli: Ai është një njeri i lirë. Kur dikush vjen tek ty dhe të thotë se ka bërë maksimumin dhe se ka mbyllur një cikël, çfarë bën? Imponohesh? Më tha se dëshiron të qëndrojë një vit pushim, ia ma kërkoi unë e falënderova dhe e respektova. Ai është një trajner dhe një person i madh. Është e drejtë të bëjë atë që dashuron, pavarësisht kontratës”, u shpreh De Laurentiis duke mbyllur përfundimisht këtë diskutim.

Spalletti
Spalletti

Drejtuesit e klubit kanë nisur punën për të gjetur pasuesin e Spallettit dhe për momentin të gjithë forcat janë përqendruar te Luis Enrique, objektivi kryesor. Sipas mediave palët kanë dhënë pëlqimin e përbashkët për të gjetur një akord, madje konfirmimi mund të vijë që javën e ardhshëm, gjithnjë nëse De Laurentiis i plotëson kërkesat ekonomike. Enrique kërkon 8 milionë euro në sezon, sigurisht edhe garanci sportive. Me këtë çështje po merret personalisht edhe presidenti De Laurentiis.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb