Partizani fitoi sot Superligën. Të kuqtë mundën 2-0 Teutën në shtëpi, duke bërë që skuadra të shkojë në kuotën e 67 pikëve, po aq sa ka edhe Tirana, por skuadra e Colellas ka bërë më mirë në ndeshjet direkte.

Emocionet ishin të mëdha në kampin e kampionëve të ri të elitës, duke filluar që nga lojtarët e duke përfunduar te stafi. Pas sfidës së fituar sot në “Arenën e Demave”, Partizani ngriti trofeun, sakaq u shpërndanë edhe medaljet përkatëse. Ky është titulli i 17-të në historinë e klubit, ndërsa i fundit daton në edicionin 2018-2019.

 

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: