Tirana luftoi deri në fund për titullin kampion, por u detyrua të kënaqej me vendin e dytë. Bardheblutë mbyllën sezonin me të njëjtën kuotën pikësh me Partizanin (67’), por të kuqtë kanë arritur rezultate më pozitive në ndeshjet direkte.

Pas ndeshjes ndaj Erzenit, askush nga kampi bardheblu nuk doli në konfenrencën e zakonshme për shtyp. Gjithsesi, klubi ka bërë një postim në rrjetet sociale.

Tirana shkruan në një foto: “Noltmadhni”, ndërsa mbishkrimi është: “Lavdia e qytetit, shpirt i pamposhtur”. Një përgjigje kjo për festën e Partizanit, e cila tashmë ka filluar.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: