Tedi Cara, lojtari i Partizanit tha diçka për mediat pasi të kuqtë fituan titullin kampion.

“Jam shumë i lumtur që kam dalë kampion me Partizanin. Gjithmonë kemi besuar dhe kemi shpresuar sepse kualitetet i kemi pasur. Ndeshjet direkte me Tiranën i kemi dominuar dhe pse të mos dilnim kampion. ndeshja më emocionuese e imja është kjo me Teutën sot.

Do mundohem gjithmonë të jap maksimumin me Partizanin. Sezoni im ka pasur ulje-ngritjet e tij, por kur shpallesh kampion gjithçka kalon. Këtë titull ia dedikoj familjes sime që ka ardhur në stadium.” – Tha ai

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: